Tiranë: 62-vjeçari ndërron jetë në rrugë
Një burrë është gjetur i vdekur në njërën prej rrugëve të Tiranës.
Policia e vendit bën me dije se bëhet fjalë për një 62-vjeçar.
“Më datë 19.09.2024, në rrugën “Kodra e Diellit”, në afërsi të nënkalimit ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. B., 62 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.