Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar programin për trajnimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të votimit në vendvotime në Kosovë.
Në këtë fazë të trajnimit, e cila do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, planifikohet të përfshihen rreth 14 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimit, të cilët janë emëruar nga KQZ dhe që u përkasin të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.

