Ancelotti: Bellingami është gati

Ancelotti: Bellingami është gati

Real Madridi po përgatitet për ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve. Bellingham tani është stërvitur me ekipin pa asnjë problem, gjë që rrit shanset e tij për t’u përfshirë në skuadër për përballjen ndaj gjermaneve. Por vendimi përfundimtar nëse ai do të startojë apo jo në këtë takim, i takon trajnerit të “galaktikëve”, Carlo Ancelotti.

“Bellingam është mirë, njësoj si edhe Çuameni dhe Militao që nuk u stërvitën paraditen e së hënës se i duhej edhe një ditë rikuperimi. Kthehen dy lojtarë të rëndësishëm, ndonëse jemi të pafat që kemi humbur një tjetër, Brahimin. Por skuadra është në formë mjaft të mirë për të fituar, për ta nisur mirë këtë kompeticion të ri. Ky klub ka qenë protagonist në Ligën e Kampioneve gjithnjë. Liga e Kampionëve është e veçantë për Real Madridin. Do të përpiqemi të garojmë deri në fund, si gjithmonë”, tha Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid.

Ndërkohë në dispozicion të teknikut italian është edhe një tjetër lojtar kyç, Aurelien Tchouameni. Edhe pse dëmtimi i tij ishte vetëm 14 ditë më parë, francezi gjithashtu është stërvitur normalisht dhe përfshirja e tij në njëmbëdhjetëshen titullare do të varet nga tekniku italian. Anceloti garantoi se Militao do të jetë i disponueshëm 100 për sfidën kundër rivalëve gjermanë.