FC 2 Korriku U19 do të debutojë në UEFA Youth League, ky është mesazhi i presidentit Ademi
FC 2 Korriku U19 do të debutojë në UEFA Youth League këtë të mërkurë.
Për presidentin e FFK-së, Agim Ademi, ky pa dyshim është një moment krenarie për këtë klub, por edhe për futbollin kosovar, pasi për herë të parë pas anëtarësimit në UEFA, kampioni i Superligës U19 do të marrë pjesë në këtë garë, në të cilën përfshihen talentet nga e gjithë Evropa.
“Me këtë rast përgëzoj drejtuesit e FC 2 Korrikut për organizimin e mirë dhe stafin e trajnerëve për punën e bërë, teksa futbollistëve të rinj të këtij klubi u dëshiroj debutim të suksesshëm në Evropë në ndeshjen përballë Bylisit në Elbasan”.
“Futbollistët e 2 Korrikut i kanë kryer përgatitjet e duhura në Kampin Nacional të FFK-së dhe janë të gatshëm për prezantim të denjë. Le të jetë ky një tjetër rrugëtim i suksesshëm për futbollin e Kosovës dhe kjo garë të shërbejë si një mundësi e mirë për talentet tona që të dëshmojnë vlerat e tyre në Evropë. Forca FC 2 Korriku! 🇽🇰”, ka shkruar në Facebook presidenti i FFK-së, Agim Ademi.