Homeballine 2Kosova po rritet edhe jashtë fushës, kushte “luksi” për Kombëtaren

Kosova po rritet edhe jashtë fushës, kushte “luksi” për Kombëtaren

spot_img

Në futbollin modern, rezultatet nuk ndërtohen vetëm në 90 minutat e ndeshjes. Ato janë rrjedhojë e një pune të vazhdueshme, e një organizimi profesional dhe e kushteve që u krijohen futbollistëve për të dhënë maksimumin e tyre.

Vitet e fundit, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Nën udhëheqjen e presidentit Agim Ademi, Kombëtarja po trajtohet sipas standardeve më të avancuara evropiane.

Udhëtimi i fundit në Pragë është bërë me charter VIP. Ky “luks” është një investim në performancë. Kushtet e mira u mundësojnë futbollistëve të shmangin lodhjen e panevojshme, duke u fokusuar plotësisht në përgatitjet sportive. Në futbollin e nivelit të lartë, çdo detaj ka rëndësi dhe pikërisht këto detaje shpesh bëjnë diferencën, raporton futbolli.info.

Po ashtu, bashkëpunimi me  Adidas përfaqëson më shumë sesa një marrëveshje sponsorizimi. Ai e vendos Kosovën në të njëjtën familje me shumë prej kombëtareve dhe klubeve më prestigjioze në botë, duke rritur imazhin, kredibilitetin dhe identitetin e futbollit tonë në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, elementi më i rëndësishëm mbetet mentaliteti. Një Kombëtare që trajtohet me profesionalizëm, që udhëton në kushte optimale dhe që përfaqësohet nga një brend i nivelit botëror, fiton edhe vetëbesim. Futbollistët ndihen të vlerësuar dhe të respektuar, ndërsa kjo reflektohet në përkushtimin dhe përgjegjësinë që tregojnë kur veshin fanellën dardane.

Objektivi i radhës është i qartë: kualifikimi në Kampionatin Evropian. Rruga është e gjatë dhe sfidat nuk mungojnë, por futbolli kosovar sot ka më shumë se kurrë themele të shëndosha për të synuar suksesin. Kushtet moderne, organizimi profesional dhe vizioni afatgjatë janë elemente që po e afrojnë Kosovën me standardet evropiane.

Sukseset nuk ndërtohen vetëm me investime, por pa investime serioze dhe pa kushte profesionale ato bëhen shumë më të vështira për t’u arritur. Pikërisht për këtë arsye, çdo hap që e afron Kombëtaren e Kosovës me standardet më të larta evropiane duhet vlerësuar si pjesë e një vizioni afatgjatë për zhvillimin e futbollit tonë.

Sot, Kosova po ndërton jo vetëm një ekip konkurrues në fushë, por edhe një imazh dinjitoz jashtë saj, me organizim, profesionalizëm dhe trajtim që i përgjigjet ambicieve të një kombëtareje moderne. Kjo është rezultat i një pune të vazhdueshme institucionale, e cila ka në qendër krijimin e kushteve më të mira për futbollistët dhe stafin teknik.

Për këtë progres dhe përkushtim të vazhdueshëm, merita të veçanta i takojnë presidentit të FFK-së, Agim Ademi, i cili ka qenë shtytës i proceseve që e kanë ngritur Kombëtaren në një nivel më të lartë organizativ dhe profesional. Kur puna shoqërohet me vizion, rezultatet nuk vonojnë të vijnë.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...