Parlamenti hap dyert për Ditën e Demokracisë
Në Hollin e Kuvendit të Kosovës po shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.
Kjo ditë po shënohet me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”.
Që nga ora 10:00 parlamenti i ka hapur dyert ku përgjatë ditës mbahen aktivitete të ndryshme si: panairi i organizatave të shoqërisë civile, Kuizi i Demokracisë, tryeza “Zgjedhjet dhe teknologjia” , Punëtori apër Demokraci – Demos-ti si dhe panel diskutimi “Sporti dhe Demokracia: Një vizion i ri për të ardhmen”.
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë shënohet më 15 shtator.
Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.