Investimet si Qeveri e Republikës janë përgjigje ndaj suksesit dhe rezultateve që xhudoja i ka sjellë Kosovës, e në këtë frymë në muajin mars nisëm projektin në vlerë më shumë se 5.7 milionë euro për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos, në Pejë. Ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë vizitës në Xhudo.
“Të gjithë jemi shumë krenarë me Dritonin, me Majlindën, me Distrian, me Norën, me Laurën e me Akilin, ngado që shkojmë. Nganjëherë ka njerëz që nuk na njohin ne politikanëve, por kur u përmendim ndonjërin a secilin prej kampionëve tanë, thonë: po e dimë ai vendi i xhudos”, tha kryeministri Kurti.

