Superliga vazhdon me dy ndeshje, vëmendja në Prizren
Dy ndeshje do të zhvillohen sot në kuadër të edicionit të ri 2024/25 të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshjet të xhiros hapëse në elitë janë edhe Bora – Golden Eagle Ylli, si dhe Prizreni – Sigal Prishtina.
Takimi mes Bora dhe Golden Eagle Ylli do të bëhet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Takimi i dytë do të fillojë nga ora 19:00 mes Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, në palestrën “Sezai Surroi”.