Kastrioti fiton ndeshjen e parë ndaj Slobodas
Kastrioti i Ferizajt ka shënuar fitore të madhe në garat evropiane.
Kastrioti e mposhti Slobodën e Tuzlës me rezultat 30:29, në ndeshjen e parë e raundit të parë të Kupës Evropiane.
Ndeshja e kthimit është pas një jave në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës.
Pas pjesës së parë dallimi ishte vetëm dy gola, 16:14 për Slobodën. Pas 52 minutash, rezultati u barazua në 25:25, për herë të parë në ndeshje.
Në minutën e 55-të, ferizajasit kaluan për herë të parë në epërsi, 27:26.
Më pas u shkëputën deri në tri gola, 29:26 e 30:27. Por lojtarët e ekipit boshnjak i shënuan edhe dy gola për rezultatin përfundimtar 30:29.
Deniz Terziqi i shënoi 10 gola për Kastriotin.
Tetë i kishte Lulzim Shabani, ndërsa nga katër i realizuan Rron Ramadani e Alessander Santos.