Ballkani e fiton derbin ndaj Prishtinës, Suhareka e mposht Ferizajn
Ballkani në epërsi kundër Prishtinës, Karrica shënon në derbi
Ballkani e ka fituar me rezultat minimal derbin e javës së pestë të Superligës së Kosovës kundër Prishtinës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa goli i vetëm i takimit erdhi tek në minutën e 82-të të takimit.
Ishte Bernard Karrica ai që e shfrytëzoi një aksion të mirë të bashkëlojtarëve, për ta çuar topin në rrjetë që kishte vlerën e tri pikëve.
Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e parë me 10 pikë, aq sa ka edhe ekipi tjetër i qytetit, Suhareka, të cilët sot fituan kundër Ferizajt, njofton Klankosova.tv.
Golin e vetëm në takimin Ferizaj – Suhareka e shënoi Fetahaj në minutën e 27-të të ndeshjes.
Në anën tjetër, Prishtina gjendet në vendin e tretë me shtatë pikë, kurse Ferizaj në pozitën e shtatë me katër pikë.