Shqiptarët në Preshevë do të protestojnë prapë kundër diskriminimit nga Serbia

Shqiptarët në Preshevë do të protestojnë prapë kundër diskriminimit nga Serbia

Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se protesta kundër diskriminimit të shqiptarëve nga autoritetet serbe do të vazhdojnë.

Në shkrimin e tij në Facebook, Kamberi ka shkruar se do të ketë marshim kundër diskriminimit në Preshevë.

Kamberi ka vlerësuar se problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës “nuk mund të shtyhen më”.

“Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë!

Për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave tona, për vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë. Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Për Preshevën me Gjykatë, për institucione shtetërore ku përfaqësohen shqiptarët!” – ka shkruar Kamberi, ndër të tjera.