Dikush e la një valixhe në oborrin e komunës së Mitrovicës, deklarohet policia

Dikush e la një valixhe në oborrin e komunës së Mitrovicës, deklarohet policia

Policia është deklaruar lidhur me valixhen e lënë në oborrin e Komunës së Mitrovicës, e cila fillimisht ishte e dyshimtë dhe pas kontrollit nga njësia speciale, rezultoi që brenda kishte rroba.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti tha për Klankosova.tv, se pas kontrollit të detajuar dhe pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i është bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se ne valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, tha Zaiti.