Kuka: Distria po e vazhdon rrugëtimin drejt medaljes së tretë olimpike
Pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Distria Krasniqi po vazhdon rrugën për medalje tjera olimpike.
Puna tani më përgatitjet për Olimpiadën e radhës ka filluar, kështu ka bërë të ditur, trajneri Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Kampione dhe Nënkampione Olimpike …Disi pas finales në Paris! Medalje e argjendtë me shkëlqim të artë. Disi po vazhdon rrugëtimin drejt LA2028. Duke ndjekur medaljen e 3 Olimpike”, ka shkruar trajneri Kuka.
Kujtojmë se Distria ka dy medalje olimpike në “LO Tokyo 2020” të artën dhe “LO Paris 2024” të argjendtën.