Kajtazi: Radoiçiqi ka pasur tender edhe në kohën e Liburn Aliut
Sot Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave të përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës, më 24 shtator të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Rasti i Banjskës dhe aktakuza e ngritur u diskutuan edhe sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Opinionisti Vehbi Kajtazi, deklaroi se Milan Radoiçiq, i cili udhëhoqi grupin terrorist ndër vite, i kishte marrë disa tenderë nga Republika e Kosovës.
Ai theksoi se të fundit e kishte marrë edhe në kohën e ministrit aktual të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Ka gjashtë vjet që Radoiçiqi që përpiqet për ta ndarë veriun e Kosovës dhe t’ia bashkëngjesë Serbisë dhe akti i fundit ka qenë ajo kur ka ndodhur në shtator”, tha Kajtazi në Klan Kosova.