Haziri: Numërimi prapa ka filluar për qeverinë qendore dhe atë lokale

Haziri: Numërimi prapa ka filluar për qeverinë qendore dhe atë lokale

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se me takimet dje dhe sot, arrijnë angazhimet gjashtëjavore të përbashkëta si LDK e Gjilanit në organizim dhe debatim, por sipas tij, shënojnë kthesën nga sot për të vazhduar edhe më fuqishëm deri më 9 shkurt, ku kanë mbetur edhe 149 ditë.

“Në këto takime u rikonfirmua uniteti në strukturën e LDK-së, për angazhimet e përbashkëta të burrave dhe grave në Anamorave për rikthimin e madh të LDK-së. Uniteti e vizioni i LDK-së për një Gjilan zhvillimor, ka ngritur në këmbë qytetarin, ku gruaja dhe rinia janë bartës të politikave zhvillimore dhe barazia në veprim”, ka bërë me dije Haziri.

Ai ka theksuar se: “Në qendër të kujdesit tonë është familja. Për familjen do të angazhohemi që ajo të ruhet, të zhvillohet dhe të jetë e fortë. Zatën, familja, atdheu e Zoti janë besimi ynë përjetë”.

“Përjashtimi i Gjilanit nga kujdesi i Qeverisë është abuzimi më i madh me besimin dhe djersën e qytetarëve tanë në Gjilan dhe bashkatdhetarët kudo që jetojnë. Nominimet e para per deputet, komisionerët, vëzhguesit dhe bartësit tjerë të mobilizimit dhe organizimit kanë marr formë dhe numërimi papa ka filluar, jo vetëm për qeverisjen qendrore, por edhe për atë lokale”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka pohuar se të bashkuar me besë e shpresë, do ta rikthejnë triumfin e madh të LDK-së, parti e cila, jo vetëm si gardian i demolracisë por edhe lidere e zhvillimit.

“Me vizionin tonë, kemi plane konkrete, prejekte e partnerë për ta rikthyer Gjilanin në qendër të madhe administrative, politike, ekonomike e arsimore”.

“Zhgënjimi që e sollen të tjerët përmes manipulimeve, do ta kthejmë në besë e shpresë për qytetarin. Me qytetarët do të ndërtojmë angazhim të perbashket për Gjilanin tonë”, është shprehur Haziri.