Asllani i pranon gabimet: “Unë dhe Ramadani dolëm 2-3 herë bllof”
Mesfushori i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 0-1 që Shqipëria pësoi në shtëpi ndaj Gjeorgjisë.
“Jam shumë i lodhur, më mungojnë minutat, kam bërë 2 ndeshje të plota në 3 ditë. Ishim shumë të fortë shumë të shpejtë. Ishte e vështirë, luanin me 5 mbrapa, ishte e vështirë të gjeja Manajn me topa ta gjatë, linja e tyre ishte e fortë. Do ta kenë vështirë të gjitha skuadrat t’i shënojnë Gjeorgjisë.
Gjërat i zgjedh trajneri. Bajrami sot ishte mbrapa sulmuesit. Sot kishim më shumë probleme kur e kishin topin ata. Unë dhe Ramadani dolëm 2-3 herë blof. Ishte shumë e vështirë. Në pjesën e dytë morëm 2-3 kundërsulme, por erdhi goli fatkeqësisht. Kur pësuam golin, shkuam me 2 sulmuesë.
Unë isha më shumë përpara sesa mbrapa. Ndikon edhe lodhja. Është më e thjeshtë të luash me Ukrainën, sepse luan përpara. Nuk po gjenim hapësira, e kërkova 2-3 herë Manajn, por topi shkoi jashtë. Do shikojmë ndeshje për ndeshje.
Kvarën e takova, i bëra komplimentet në italisht, edhe asgjë tjetër. E respektoj si lojtar, është shumë i fortë. Fatkeqësisht sot, fitoi ai”, u shpreh Asllani për “TV Klan”.