HomeAktualeKonflikti i dy kompanive dhe bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës,...

Konflikti i dy kompanive dhe bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës, ministri Karakaçi u jep ultimatum 30 ditë 

spot_img

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës i ka kërkuar zyrtarisht dy kompanive që kanë marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, që brenda 30 ditëve të zgjidhin ngërçin mes tyre në mënyrë që të vijojë puna për përfundimin e veprës.

Përmes një letre ministri Enea Karakaçi i kujton dy kompanive “MABCO” dhe “2A”, se mosmarrëvshjet mes tyre nuk mund të sjellin si pasojë bllokimin e një projekti me rëndësi kombëtare, interesi publik i të cilit tejkalon interesat private të ortakëve dhe vetë koncensionarit.

“MIE kërkon formalisht përmes këtij komunikimi, që palët të iniciojnë një proces të përbashkët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre, proces i cili duhet të realizohet brenda një periudhe 30 ditore nga data e këtij komunikimi”, thuhet në letrën e Karakaçit.

Teksa MIE merr përsipër të bashkëpunojë me dy kompanitë për garantimin e përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga kontrata, ministri Karakaçi lë të hapur edhe mundësinë e ndërhyrjes së shtetit në rast se MABCO dhe 2A nuk gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre.

“Në rast mosmarrëveshje brenda afatit të mësipërm të kërkesave të dërguara nga autoriteti dhe vijimit të mosmarrëveshjeve, MIE do të ushtrojë të gjitha të drejtat e parashikuara në Kontratën e Koncesionit dhe legjislacioni përkatës, në mbrojtje të interesit publik dhe interesave të shtetit shqiptar”, përfundon letra e Ministrit të Infrastrukturës.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë prishi vendimin që kishte pezulluar të drejtën e votës dhe të drejtat e tjera të shoqërisë “Mabco” në kompaninë Vlora International Airport, raporton Top Channel.

Lajmet e Fundit

Para finales PSG – Arsenal, Ademi bashkëbisedon me Wenger dhe Dukën

President i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se para nisjes për në finalen e...

Kombëtarja e Kosovës, udhëtim komod me charter privat VIP

Udhëtim komod me charter privat VIP, paraqitje kampionësh me Adidas dhe ekip me mentalitet...

Barcelona zyrtarizon Gordonin

Barcelona ka njoftuar nënshkrimin me sulmuesin anglez Anthony Gordon nga Newcastle United me një...

Parashikimi i motit për sot

Sot, të shtunën, mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, i...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...