“Për shtesa të fëmijëve për tri vjet aplikuan afër 60 mijë gra”
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se për tri vjet rreth 60 mijë nëna të reja kanë aplikuar për të marrë shtesat për fëmijë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sot janë bërë tri vjet prej se janë prezantuar shtesat për nëna lehona dhe fëmijët.
“Prej atëherë afër 60 mijë nëna të reja dhe mbi 410 mijë fëmijë deri në moshën 16 vjeçare kanë përfituar mbështetje nga shteti që përkujdeset për ta”.
“Kemi edhe efekte tjera pozitive mbi rezultatet e dobishme të synuara: 100 mijë gra hapën xhirollogari bankare për herë të parë”, ka shkruar Kurti.