Kurti: KEK-u vazhdon të forcohet çdo ditë
Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se KEK-u vijon të forcohet çdo ditë.
“Ajo e gëzon vëmendjen dhe përkrahjen e shtetit. Radhëve të saj, iu shtuan nga sot edhe 149 punëtorë të rinj”.
“Publikja është e jona, e të gjithëve dhe secili mund të kontribuojë për ta mirëmbajtur e zhvilluar atë. Me profesionistët e duhur nga fushat përkatëse, me mbështetjen dhe dhënien e mundësive e hapësirës veçanërisht për sa më shumë të rinj e të reja, e ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen e sferave institucionale të shtetit tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.