Gazetari sportiv Llumnica: Ata që po e mbrojnë Zhegrovën po e shfrytzojnë për interesa të veta

Gazetari sportiv Llumnica: Ata që po e mbrojnë Zhegrovën po e shfrytzojnë për interesa të veta

Gazetari i sportit në Kosovë, Ejup Llumnica thotë se personat që po e mbrojnë futbollistin Edon Zhegrovën, po e bëjnë për interesa personale.

Zhegrova ishte ndër lojtarët e përjashtuar nga Franco Foda shkaku që theu rregullat disiplinore, mirëpo shumë persona e kanë kritikuar FFK-në duke i qëndruar prapa yllit të Lilles.

Megjithatë, Lluminca shkruan se Zhegrovën po e shfrytëzojnë për interesa të veta.

“Këta qe po e mbrojnë veprimin e Edon Zhegrovës, nuk janë që e duan Edonin, por po e shfrytzojnë djalin për interesa të veta. Nuk i thuhet një supertalenti 25-vjeçar, vazhdo thej rregullat ti, se ti je yll edhe je i paprekshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

“Ata qe vertete e dua Edonin, i thone ti vazhdo dhe fokusohu vetem ne fushe, ka kush merret me keqmenaxhim ne Federate, ka kush merret me keperdorime ne Federate, ka kush merret me trajner te mire a te keq te Kosoves, ti na duhesh vetem ne fushe”, ka theksuar ai, për të vazhduar se: “Edoni vec nje obligim e ka, kur te thirre Kosova, duhet me ardh me lu edhe me ece puneve te tije.Nuk mbrohet ai duke i thane ti je Messi, ti je Ronaldo, ti je Vokrri jone, ti je i paprekshem.Me keto sene vec keni me marr ne qaf kete supertalent e nuk keni me fitu bash asgje”, shkroi ai.