Prokuroria zbulon detajet për tentim vrasjen në Deçan

Prokuroria zbulon detajet për tentim vrasjen në Deçan

Një person në Deçan ka pësuar lëndime të rënda, pasi që është therë me një mjet të mprehtë thikë.

I dyshuari për këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi tha për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, dhe se viktima është në gjendje të rëndë.

Ai ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të lokalizoj vendndodhjen e të dyshuarit dhe i njëjti të arrestohet.

“Si pasojë e një përleshje mbrëmë një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet i mprehtë thikë, ku personi është dërguar fillimisht për tretman në QKMF e pastaj është sjellë në QKUK për trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së rëndë. Personi i dyshuar ndodhet në arrati, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të lokalizohet dhe të arrestohet. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë””, tha Nikçi.

Për rastin ka njoftuar edhe policia e Kosovës përmes raportit të sotëm.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thotë policia.