Shtëpia e Bardhë i kërkon Putinit të mos përzihet në zgjedhjet amerikane

Shtëpia e Bardhë i kërkon Putinit të mos përzihet në zgjedhjet amerikane

Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të “mos ndërhyjë më” në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, pasi ai shprehu mbështetjen e tij për nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, raporton Rel.

Duke folur në Forumin e Euroazisë Lindore në qytetin rus Vlladivostok të enjten, Putini tha se Moska parapëlqen që Harris t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit në SHBA, sipas portalit Meduza.

“I parapëlqyeri ynë ishte [Joe] Bideni. Ai është tërhequr nga gara, por ai rekomandoi të mbështetet Harrisi. Dhe, ne do ta bëjmë këtë. Ne do ta mbështesim atë”, tha Putini.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u përgjigj duke thënë se Putini “nuk duhet ta mbështesë askënd në asnjë mënyrë”.