Valtonen: Finlanda e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë

Valtonen: Finlanda e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë

Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, foli para mediave se çka u bisedua në këtë takim.

Kryediplomatja tha se u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, njofton Klankosova

Po ashtu, Valtonen tha se Finlanda është përkrahëse e Kosovës dhe do të bëjë të pamundurën për të arritur normalizimin mes Kosovës dhe Serbinë.

“Kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe Finlanda për këtë është përkrahëse. Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’iu përkrahur në këtë rrugë”, u shpreh Valtonen.

Ajo po ashtu tha se Finlanda ka qenë dhe mbetet mik i fuqishëm i Kosovës.

“Findalda ka qenë dhe mbetet mik i fuqishëm i Kosovës, kjo u theksua në takimin që patëm sot. Si mbështetje fuqishme për Kosovën ka qenë padyshim që nga koha që e ka fituar pavarësinë e saj, e kemi mbështetur Kosovën në anëtarësimin në BE, si dhe në aleancën e NATO-s”.

Në këtë takim u fol dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si në tregti ashtu edhe në fusha të tjera.