Ukraina nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Irlandën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunim me kryeministrin irlandez, Simon Harris në Kiev.
Zelensky i ka shprehur mirënjohen e tij Irlandës pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, shkruan Sky News.
Ai njoftoi edhe se marrëveshja ndër të tjera përfshin punën për sigurinë kibernetike.
Ndërkaq, Harris ka bërë të ditur gjithashtu se Irlanda do të sigurojë një paketë financimi prej 43 milion euro për Ukrainën.