Burri që dyshohet se ra nga ballkani i një ndërtese në Pejë dërgohet në QKUK

Burri që dyshohet se ra nga ballkani i një ndërtese në Pejë dërgohet në QKUK

Një person dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Pejë, duke pësuar lëndime të rënda.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se T.S, pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Pejës, është dërguar për trajtim në QKUK.

Deri më tani nuk dihet më shumë për gjendjen shëndetësore të tij.

Klankosova.tv ka kontaktuar me emergjencën e QKUK-së, por nga kjo e fundit thanë se pacienti në fjalë ende nuk ka mbërritur aty.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.