Kryeministri Kurti: Për të përmirësuar kushtet arsimore çdo vit e kemi rritur buxhetin

Kryeministri Kurti: Për të përmirësuar kushtet arsimore çdo vit e kemi rritur buxhetin

Në fshatin Dumosh të Podujevës është bërë përurimi i shkollës së re “Musli Dumoshi”.

Në përurimin e këtij objekti mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci e kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Këtu kryeministri Kurti tha se në këto klasa do të rriten e ndritën mendjet e reja. Ai u shpreh se për të përmirësuar kushtet arsimore çdo vit është rritur buxheti për arsim.

Kurti poashtu tha se do të vazhdojnë te rrisin mbështetjen e shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve e sipas tij, përkrahja do te jetë e pandërprerë.

Ndërkohë, vlera financiare e kësaj shkolle është mbi 580 mijë euro.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u shpreh se po vazhdojnë të punojnë çdo ditë për ofrim e kushteve më të mira për nxënësit. Ajo tha se beteja e tyre tani është për avancimin dhe shkollimin e fëmijëve tanë.

Ndërkaq, Kryetari i komunës së Podujevës , Shpejtim Bulliqi foli për investimet në këtë shkollë. Ai tha se ky projekt ka filluar në qershor të vitit 2023 dhe është realizuar me komplet buxhetin e Komunës./EO