Sterling zgjedh numrin 30 në Arsenal
Raheem Sterling ka zgjedhur numrin 30 te Arsenali.
Këtë e bëri të ditur eksperti i transferimeve në futboll, Fabrizio Romano me anë të një postimi në platformën X, ku postoi fotografinë e futbollistit me fanellën e topgjinjëve.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve gjatë verës, nga Chelsea, Sterling kaloi te skuadra tjetër londineze.
Ai do të jetë i huazuar për një sezon pa të drejtë blerjeje, teksa do t’i paguhet vetëm 50 përqind e pagës që e kishte të Blutë.