Hargreaves: Me Kurtin diskutuam për veprimet e fundit të qeverisë në veri
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se në takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti, ka diskutuar shqetësimin e përbashkët të Britanisë së Madhe dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë për veprimet e fundit të qeverisë kosovare në komunat veriore.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Hargreaves ka theksuar se mes tjerash është diskutuar edhe për një sërë çështjesh bilaterale duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR.
“Sot kam takuar kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam shqetësimin e përbashkët të Britanisë së Madhe dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të Kosovës për veprimet e fundit të qeverisë në veri të Kosovës.
Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh bilaterale duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR”, ka shkruar ambasadori britanik.