“Investimet e huaja direkte, dyfish më shumë sesa e gjithë qeverive të kaluara”

“Investimet e huaja direkte, dyfish më shumë sesa e gjithë qeverive të kaluara”

Kryeministri Albin kurti ka thënë se mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje është 705.6 millionë euro, sipas tij, 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte nga viti 2017 deri para Qeverisë Kurti ishte 299.8 milionë euro.

“Qeverisja e mirë dhe e ndershme, me besueshmëri dhe kënaqshmëri të lartë qytetare, sundimi i ligjit, përparimi demokratik, stabiliteti institucional, reformat ekonomike, përgjegjshmëria fiskale, politikat tatimore të përshtatshme, mbështetja e investimeve përmes garantimit të kredive, fuqia punëtore e kualifikuar, e me skemat e punësimit të subvencionuara nga qeveria po e bëjmë shtetit tonë një destinacion përherë e më shumë tërheqës për investime dhe opsion gjithnjë e më të favorshëm për investitorë të huaj”, ka thënë Kurti.