Drita e mposht Ferizajn
Drita e ka mposhtur skuadrën e Ferizajt, me rezultat 3-1.
Në këtë ndeshje e cila është e fundit nga xhiro e katërt e Supërligës së Kosovës në Futboll, pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në minutën e 73-të, Almir Azeraj i Dritës e shënoi golin e parë, ndërsa i dyti u realizua në minutën e 90-të nga Arb Manaj.
E në minutat shtesë të lojës, Edon Sadriu i Ferizajt, dha një gol gjatë penaltisë, duke e bërë rezultatin 2-1, raporton Klankosova.tv.
Pas një minute, i cili ishte i fundit nga minutat shtesë të lojës, Ilir Murati i Dritës, e futi topin në rrjetë, duke e bërë kështu rezultatin 3-1.
Gjatë pjesës së parë, lojtari i Ferizajt Arlind Shabani, brenda një minute mori dy kartona të verdhë, e ku më pas u përjashtua nga loja.
Kjo është ndeshja e parë e Dritës, në kuadër të Supërligës së Kosovës në Futboll.