Ademi pret prurjet e reja në Kombëtare: Kanë vullnet e entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim prurjet e reja në Përfaqësuesen e Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi.
“Ata, së bashku me djemtë tjerë që tashmë me përkushtim ndër vite kanë kontribuar në Kombëtare, do të japin gjithçka nga vetja e tyre për sukses në edicionin e ri të Ligës së Kombeve”, ka shkruar Ademi.
Postimi i plotë i Ademit:
Me kënaqësi i mirëprita prurjet e reja në Kombëtaren tonë, Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi, të cilët janë të mbushur me vullnet, dëshirë dhe entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane.
Ata, së bashku me djemtë tjerë që tashmë me përkushtim ndër vite kanë kontribuar në Kombëtare, do të japin gjithçka nga vetja e tyre për sukses në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
U uroj mirëseardhje dhe shumë sukses në këtë mision të ri.
Bashkë për Kosovën!