Daja mund ta marrë drejtimin e kësaj skuadre

Daja mund ta marrë drejtimin e kësaj skuadre

Ilir Daja u përshëndet dje me lojtarët e Ballkanit pas ndeshjes së humbur nga Malisheva, duke i dhënë kështu fund eksperiencës së jashtëzakonshme me ekipin Portokalli.

Trajneri shqiptar e shpalli skuadrën nga Suhareka tri herë radhazi kampione të Kosovës, ndërsa e shkroi historinë duke e dërguar dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, si çdo fillim që e ka edhe fundin, edhe përvoja e ish-trajnerit të Skëndërbeut në Therandë mori fund.

E tash kanë nisur spekulimet për të ardhmen e tij.

Sipas të gjitha gjasave, Ilir Daja pritet të rikthehet në Dinamon e Tiranës, ekip të cilin e kishte drejtuar në sezonin 2010/11.

Daja kështu do të rikthehet në Superioren shqiptare, ku kishte pasur sukses po ashtu, para se të vinte më shumë se dy vjet e gjysmë më parë në Superligën e Kosovës.