Hoti: Viti i katërt shkollor në mandatin e kësaj qeverie, nuk do koment
Deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, ka shkruar për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ai ka thënë se viti i katërt shkollor në mandatin e kësaj qeverie, nuk do koment.
“Ja premtimet dhe realizimi i tyre për fushën e arsimit. Nesër nis viti i katërt shkollor në mandatin e kësaj qeverie. Nuk do koment.
Kësaj liste i shtohet edhe dështimi në furnizim me libra në kohë dhe me kosto të ulët, duke pamundësuar nisjen e mbarë të vitit shkollor. Dialogu me sindikatat ka munguar plotësisht, duke pamundësuar përgatitjen e kontratës së re kolektive.
Të mos flasim për rishikimin e vazhdueshëm të cilësisë së librave dhe materialeve e qasjeve në mësimdhënie, apo për pajisjen e secilës shkollë me pedagogë, psikologë e stafin tjetër ndihmës për mësimdhënësit dhe nxënësit”, ka shkruar Hoti.në Facebook.