Ndeshje spektakolare, Prishtina e mposht Llapin në “Fadil Vokrri”

Ndeshje spektakolare, Prishtina e mposht Llapin në “Fadil Vokrri”

FC Prishtina ka shënuar fitore në derbin e xhiros së katërt në Superligë ndaj Llapit.

Kryqytetasit në stadiumin “Fadil Vokrri” mposhtën ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina me rezultat 3:2.

Ishte një ndeshje fantastike me shumë gola, me Llapin që e pati dy herë epërsinë, shkruan Gazeta Express.

Ahmed Januzi kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 33-të të ndeshjes, para se Vitija të barazonte rezultatin në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Ilir Blakqori e riktheu epërsinë e llapjanëve në minutën e 55-të të ndeshjes.

Në të 69-tën Albin Krasniqi arriti të barazonte shifrat, kurse tetë minuta më vonë Yoan Marc-Olivier shënoi për 3:2 dhe fitoren e madhe të prishtinasve.

Me këtë fitore, Prishtina tani shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Ballkani që prin.

Në anën tjetër, Llapi mbetet në vendin e pestë me katër pikë nga po aq ndeshje.