Barcelona shkatërron Valladolidin
Janë kthyer në një “makineri” nën drejtimin e Hansi Flick.
Pas tre fitoreve radhazi në La Liga, “Katalanasit” e Barcelona kanë shkëlqyer edhe në javën e 4-t, të elitës së futbollit spanjoll, duke mundur kësaj here me rezultatin tenisian, 6-0 skuadrën e Real Valladolid.
Një tregolësh i “yllit” brazilian Raphinha, në minutat 20’, 64’ e 72’ shoqëruar nga golat e Lewandowski, Jules Kounde, Dani Olmo e Ferran Torres, në minutat 24’, 45+2’, 83’ e 85’ mjaftuan që djemtë e teknikut gjerman, të arrinin fitoren e madhe në sy të të gjithë tifozëve të pranishëm në “shtëpinë” e tyre.
Falë këtij triumfi madhështor, “Blaugrana”-t ngjiten në kuotën e 12 pikëve, duke krijuar një shkëputje me vendin e dytë të renditjes, pavarësisht se sezoni sapo ka filluar.