Zëdhënësja e NATO-s e zhgënjyer për aksionet e djeshme në veri të Kosovës
Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah është shprehur e zhgënjyer për aksionet e djeshme në veri të Kosovës, ku u mbyllën pesë institucione paralele ilegale.
Ajo shprehet kështu, pasi sipas saj këto aksione nuk ishin në koordinim as me KFOR-in, e as me NATO-n, raporton Klankosova.tv.
“Shumë e zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me NATO-n dhe KFOR-in pavarësisht premtimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet depërshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në dialogun e BE-së”, ka shkruar zëdhënësja në rrjetin social X.