Gjokoviqi eliminohet nga US Open
Novak Gjokoviq është eliminuar nga US Open pasi u mposht nga Alexei Popyrin.
Serbi nuk ia doli t’ia lë shenjë 18-vjeçarit, australianit që aktualisht është në vendin e 28 në botë, duke i fituar ky i fundit 3 setet nga 4 gjithsejtë të luajtur (6-4 6-4 2-6 6-4).
37-vjeçari, që aktualisht zë vendin e dytë në botë, fitoi të artën në Olimpiadën e Parisit, por do ta përmbyll vitin pa asnjë titull Grand Slam, prë herë të parë që nga viti 2017.
Gjokoviq tha se ky ishte meçi më i dobët që e ka zhvilluar ndonjëherë.
“Meçi i sotëm ishte një prej më të këqijve që i kam luajtur ndonjëherë”, tha ai.
Ndonëse Gjokoviqi nuk pati ndonjë shqetësim shëndetësor, ai pranoi se kishte vuajtur për energji gjatë gjithë turneut të US Open.
Eliminimi i tij është tronditja e radhës pasi edhe Carlos Alcaraz u mposht nga Botic van de Zandschulp në rundin e dytë të turneut.
Jannik Sinner tani është favoriti për të ngritur trofeun, i pasuar nga Alexander Zverev dhe Daniil Medvedev.