Shpërndahet sërish në internet testi i maturës
Sot po mbahet afati i dytë i Testit i Maturës Shtetërore, e nxënësit po tentojnë të marrin ndihmë për përgjigjet e pyetjeve që janë aty.
Këtë ata e kanë bërë përmes një grupi në “Viber”, ku sërish është shpërndarë testi i maturës.
Aty, ndihmë po kërkohet për pyetje të ndryshme të testit dhe thuhet se grupi është hapur për këtë qëllim.