Konfirmohet koalicioni mes PD-së dhe AKR-së

Konfirmohet koalicioni mes PD-së dhe AKR-së

Sot ka përfunduar afati për të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë KQZ-në se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të garojnë si pjesë e koalicionit.

E pikërisht në këtë ditë është konfirmuar edhe koalicioni mes Partisë së Drejtësisë dhe Aleanca Kosova e Re, me emrin “Lista për Familjen, AKR-PD”, gjë e cila është bërë e ditur sot nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në lidhje me koalicionin mes Partisë së Drejtësisë dhe Aleancës Kosova e Re, Klan Kosova ka raportuar dy ditë më parë.