HomeAktualeAutoritetet e Kosovës marrin në kontroll infrastrukturën hekurudhore në veri

Autoritetet e Kosovës marrin në kontroll infrastrukturën hekurudhore në veri

spot_img

Autoritetet e Kosovës të enjten në mëngjes morën nën kontroll objektet dhe pronat hekurudhore në Zveçan dhe në Leposaviq, komuna të banuara me shumicë serbe në veri.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka deklaruar se “nga sot janë kthyer nën menaxhim të plotë të Ndërmarrjes Publike Infrakos të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore” në veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se infrastruktura hekurudhore në veri deri më tani ka qenë “e uzurpuar nga strukturat ilegale paralele serbe”. “Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton opinionin publik se nga sot janë kthyer nën menaxhim të plotë të Ndërmarrjes Publike Infrakos të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, të cilat deri më tani ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale paralele serbe. Ky aksion është realizuar në koordinim të plotë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe N. P. Infrakosi, dhe përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e rendit institucional, shtrirjen e autoritetit shtetëror dhe mbrojtjen e aseteve strategjike të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, ky veprim lehtëson përshpejtimin e rehabilitimit, modernizimit dhe funksionalizimit të infrastrukturës hekurudhore në veri të vendit, në përputhje me prioritetet zhvillimore dhe standardet shtetërore të Kosovës”, ka thënë Basha.

Basha ka deklaruar, gjithashtu, se hekurudha në veri është një pjesë strategjike e Korridorit X, i cili lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit. “Segmenti hekurudhor në veri është pjesë strategjike e Koridorit X, që lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit, duke rritur potencialin ekonomik dhe integrimin infrastrukturor të vendit. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me mbështetjen e Kryeministrit, mbetet e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë, rikthimin e pronës publike nën kontroll institucional dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në çdo cep të Republikës së Kosovës. Faleminderit organeve të rendit dhe sigurisë për efikasitetin dhe punën e shkëlqyeshme, kryeshefit Jupaj, si dhe dy kolegëve, ministres Rizvanolli dhe Sveçla për bashkëpunimin!”, ka pohuar Basha.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...