Fillimi i vitit shkollor, policia apel shoferëve për kujdes maksimal pranë shkollave

Fillimi i vitit shkollor, policia apel shoferëve për kujdes maksimal pranë shkollave

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, policia e Kosovës apelon pjesëmarrësit në trafik për një përgjegjësi të shtuar.

Përmes një postimi në Facebook, policia thotë se në zonat pranë shkollave dhe ku janë vendosur tabelat njoftuese si “Kujdes shkolla” dhe “Këmbësorë”, është jetike që të gjithë të tregojnë maksimal.

Tutje, policia kërkon të tregohet kujdes i veçantë për fëmijët që shkojnë në shkollë për herë të parë.

“Këta fëmijë janë më të pafajshëm dhe më të papërvojë në rrugë, ndaj është detyra jonë të sigurojmë që udhëtimi i tyre drejt shkollës të jetë sa më i sigurt dhe i mbrojtur”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.

Postimi i plotë: