Kryetari i Federatës Gjermane të Muaythait viziton KOK-un

Kryetari i Federatës Gjermane të Muaythait viziton KOK-un

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin e Federatës Gjermane të Muaythait, Detlef Dieter Tunau, njëherësh nënpresident i Federatës Evropiane të Muaythait dhe Derta Algun, gjyqtare në Federatën Botërore të Muaythait.

Mysafirët shoqëroheshin nga kryetari i Federatës së Muaythait të Kosovës (FMAK), Shpetim Ahmetaj.

Organizimi i Kampionati Evropian të Muaythait në Prishtinë në muajin nëntor arsyeja e vizitës së delegacionit të huaj në Kosovë dhe njëherit tema e bisedës në KOK.

Presidenti Krasniqi, duke i njohur mysafirët me sukseset e ekipit Olimpik të Kosovës, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim me FMAK-në dhe federatat përkatëse ndërkombëtare në organizimin sa më të mirë të këtij Evropiani.