Kievi raporton për sulmin e tretë masiv rus brenda katër ditëve
Forcat ukrainase për mbrojtje ajrore kanë rrëzuar më shumë se 10 dronë rusë mbi Kiev, në orët e para të 29 gushtit, duke regjistruar kështu sulmin e tretë të madh brenda katër ditëve në kryeqytetin ukrainas.
“Sulmi i tretë ajror në Kiev në katër ditët e fundit! Sulm masiv sërish!”, ka thënë Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, përmes një postimi në Telegram.
Ai ka thënë se sulmi është kryer prej pjesëve të pushtuara ukrainase në rajonin e Hersonit, dhe rajonit rus, Kursk.
Popko ka thënë se mbetjet e dronëve të rrëzuar kanë nxitur zjarr në disa lokacione, por që është shuar prej zjarrfikësve.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima.