Atletico ndalet nga Espanyoli, Kumbulla ndër më të mirët

Atletico ndalet nga Espanyoli, Kumbulla ndër më të mirët

Atletico Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Espanyolit.

Ndeshja e zhvilluar në kryeqytetin spanjoll i takoi xhiros së tretë në La Liga.

Nga minuta e parë luajti qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla i cili u zëvendësua në minutën e 65-të.

Sa ishte në fushë, ai ishte prej më të mirëve me një notë 7.7, me vetëm portierin e Espanyol që pati notë më të lartë.

Pas tri xhirove, Atletico Madridi ka pesë pikë dhe gjendet në vendin e katërt momentalisht.

Në anën tjetër, për Espanyolin është kjo pika e parë e fituar këtë sezon në tri përballje.