Kanë filluar dëgjimet për planifikimin buxhetor për vitet 2025-2027

Kanë filluar dëgjimet për planifikimin buxhetor për vitet 2025-2027

Dëgjimet buxhetore janë mbajtur gjatë ditë ditës me komunitetin shëndetësorë, qytetarët e fshatrave dhe me komunitetin e kulturës e rinisë.

Kryetari i Komunës së Gjlanit Alban Hyseni, tha se kanë filluar takimet me të gjithë që të marrin sa më shumë kërkesa.

“Buxheti me 2025 planifikohet të jetë mbi 39 milionë euro, derisa për investime kapitale planifikohet të jenë rreth 9 milionë euro”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, tha se me këta kufijë buxhetor duhet të mbulojnë kërkesat e qytetarëve dhe tê gjitha fushat jetësore.

Kryetari Hyseni, tregoi se kanë trashëguar borxhe, ku deri tash janë paguar rreth 11 milionë euro.

“Secila kërkesë është e arsyeshme”, tha Hyseni.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, ka falenderuar komunitetin shëndetësor, për punën e tyre që ofrojnë për qytetarët.

Ajo tregoi se po fillojnë dëgjimet për planifikimin buxhetor për vitet 2025-2027.

Nënkryetarja, theksoi se duhet avansuar kushtet e punës për komunitetin shëndetësor për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientët, andaj mjekët dhe infermierët e patën mundësinë për të paraqitur kërkesat dhe prioritetet e tyre.

“Bashkë mund t’i shtyejmë proceset përpara”, tha Morina Bunjaku.

Drejtoresha për Buxhet e Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, tha se po kalojnë në njê fazë të rëndësishme për dëgjimet buxhetore.

Sipas saj për vitin 2025 janë të planifikuara mbi 39 milionë euro.

“Kërkesat e juaja, do të integrohen në planifikimin buxhetor për vitet 2025-2027”, tha drejtoresha Murati Leka.

Kërkesat të shumta që kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore, ujin e pijshëm dhe infrastrukturën arsimore dhe fushat tjera.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, tregon se nga viti 2024 në vitin 2025, subvencionet planifikohen të rriten për 200. 000 euro. Nga 280.000 në 481.000 euro.