HomeAktualeNga sot, Kosova vishet me gjigantin botëror Adidas

Nga sot, Kosova vishet me gjigantin botëror Adidas

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas prezantimit të sponsorit të ri teknik të përfaqësueses së Kosovës, duke e cilësuar bashkëpunimin me Adidas si fillimin e një kapitulli të ri për futbollin kosovar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ademi ka thënë se nga sot Kosova vishet me gjigantin botëror Adidas, derisa shprehu besimin se ky partneritet do t’i sjellë vendit krenari, energji dhe suksese të reja.

Postimi i Ademit:

Me këmbë të mbarë me Adidas! 👟⚽️

Nga sot, Kosova vishet me gjigantin botëror Adidas.

Një kapitull i ri që na jep forcë, krenari dhe energji për suksese të reja.

Uroj që rrugëtimi me sponsorin e ri teknik të na ecë mbarë dhe të jetë i mbushur me arritje të mëdha.

Nga finalja e UEFA Conference League në Leipzig, Dardanëve u uroj grumbullim të mbarë dhe të suksesshëm për dy miqësoret kundër Çekisë dhe Andorrës. 🇽🇰🔥

Lajmet e Fundit

Dardanët vazhdojnë përgatitjet me intensitet maksimal

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për...

Autoritetet e Kosovës marrin në kontroll infrastrukturën hekurudhore në veri

Autoritetet e Kosovës të enjten në mëngjes morën nën kontroll objektet dhe pronat hekurudhore...

Hamza prezanton pesë zotimet kryesore të programit të PDK-së

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza u ka...

Komunat po përballen me ndërhyrje në kompetencat e tyre në aspektin juridik dhe financiar

Kolegjiumi i Zyrtarëve Ligjor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, në bashkëpunim me Misionin...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...