Bardhoku i bashkohet Dukagjinit

Bardhoku i bashkohet Dukagjinit

Skuadra nga Klina, KF Dukagjini, ka njoftuar se është përforcuar me Tun Bardhokun.

Lajmi është konfirmuar nga klubi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Bardhoku së fundi ishte pjesë e Feronikelit ’74, kurse më herët ka luajtur edhe te Vëllaznimi, Prishtina e Drita.

Dukagjini ka 1 fitore e një humbje nga dy xhirot e para të Superligës së Kosovës.

Në fundjavë, skuadra e drejtuar nga Ismet “baba” Klina arriti të mposhtë Gjilanin.