HomeAktualeBesimtarët myslimanë festojnë sot festën e Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Kurban Bajramit

spot_img

Besimtarët myslimanë po festojmë sot festën e Kurban Bajramit, e cila vjen pas kryerjes së haxhit. Kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, si dhe humanitetin dhe solidaritetin mes njerëzve.

Ceremonia qendrore e faljes së namazit të Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhet për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndërmjet besimtarëve.

Ceremonia filloi me faljen e namazit të sabahut, të cilit i priu kryetari i Këshillit të Prishtinës, Hetem ef. Sopjani, për të vazhduar më pas me ligjëratën kushtuar Kurban Bajramit, e cila u mbajt nga kryeimami i Skenderajt, Arbnor ef. Sinani.

Hytben qendrore me mesazhet e kësaj feste e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

“Sot, në këtë mëngjes të bukur të kësaj dite madhështore, miliona besimtarë nga të gjitha anët e botës janë mbledhur në tokën e bekuar të Mekës, duke iu përgjigjur thirrjes së përjetshme të Ibrahimit a.s., për të dëshmuar unitetin, barazinë dhe devotshmërinë e shoqërisë islame. Në mesin e tyre gjenden edhe haxhilerët tanë nga Kosova, të cilët edhe sot pranë Qabesë luten për paqe, falje, mëshirë dhe mirëqenie për popullin tonë dhe për mbarë njerëzimin. Prandaj, në këtë ditë të madhe, le të pastrojmë zemrat tona nga urrejtja, përçarja dhe egoizmi, le të forcojmë lidhjet familjare e shoqërore, le t’i ndihmojmë nevojtarët dhe le të bëhemi njerëz të paqes, të dijes dhe të përgjegjësisë”, tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Myftiu Tërnava, në mesazhin e tij, duke marrë parasysh zgjedhjet e njëpasnjëshme, u bëri thirrje subjekteve politike që të unifikohen për të mirën e vendit dhe të krijojnë kushte më të mira për të rinjtë.

“Një komb që harron rrënjët e veta, rrezikon të humbë orientimin e tij në histori. Ndërsa një komb që e ruan kujtesën, kulturën dhe vlerat e tij, mbetet i fortë edhe përballë sfidave më të mëdha. Për të ndërtuar këto ideale të larta, vendi ynë ka nevojë, përveç stabilitetit ekonomik dhe politik, edhe për institucione funksionale dhe përgjegjësi shtetërore. Fatkeqësisht, interesat e ngushta grupore dhe përplasjet e pafundme politike të partive tona kanë lodhur qytetarët tanë dhe kanë krijuar pasiguri për të ardhmen. Mbajtja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme, mungesa e unitetit institucional dhe polarizimi politik nuk i shërbejnë Kosovës, por e dobësojnë besimin qytetar dhe e zbehin shpresën e brezit të ri.”

Festa e Kurban Bajramit për besimtarët myslimanë vjen pas kryerjes së haxhit, ndërsa me faljen e namazit të Bajramit nis edhe therja e kurbanëve, si shprehje e sakrificës dhe afrimitetit me Zotin.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...