Berisha do të operohet pas lëndimit, largohet nga fusha për 6 muaj
Reprezentuesi i Kosovës Bernard Berisha do të qëndrojë larg fushës së futbollit për gjashtë muaj.
Kjo për shkak se në ndeshjen e fundit ka pësuar një lëndim të rëndë, ku me ç’rast do të operohet.
32-vjeçari thotë se gjithçka është në dorën e Zotit dhe se do të rikthehet edhe më i fortë në fushë.
“Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj. Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë, inshallah”, shkroi ai në një postim.