Lajçak nga Forumi i Alpbachut: Bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar rreth pjesëmarrjes së tij në Forumin e Evropian Alpbach në Austri.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Lajçak ka thënë se gjatë forumit është zhvilluar një bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e brezit të ardhshëm.
“Mirë që u ktheva@forumalpbach për një bisedë interesante
për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e brezit të ardhshëm. Mezi presim një ditë tjetër shkëmbimesh me të rinj nga rajoni dhe më gjerë”, thuhet në postimin e Lajçak.
Atje po qëndron edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila dje mbajti në fjalim në Forumin Europian Alpbach 2024.
Ajo njoftoi gjithashtu për “një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota”, ku u diskutuan ”tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”.